Shefi i Misionit vëzhguese të ODIHR: Me rëndësi edhe procesi pas zgjedhjeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2025, 18:37

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Matteo Meccaci para mediave ka deklaruar se vëzhguesit po monitorojnë gjithçka. Ai theksoi se jo vetëm dita e zgjedhjeve është e rëndësishme, por edhe proceset parazgjedhore, si dhe vetë proceset pas ditës së zgjedhjeve.

Meccaci, i cili ishte sot në qendrën e votimit në Shkollën Fillore “Lirija” në komunën e Çairit, vuri në dukje se Misioni përbëhet nga 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët monitorojnë të gjithë vendin.

“Ne jemi këtu si një mision vëzhgimi ndërkombëtar për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar nëse gjithçka është në përputhje me standardet. Kjo qendër votimi që shihni pas nesh është një nga shumë që po vëzhgojmë. Misioni ynë përbëhet nga rreth 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët po vëzhgojnë të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Meccaci shtoi se Misioni u krijua shumë kohë para ditës së zgjedhjeve, me vendosjen e 24 vëzhguesve afatgjatë në të gjithë vendin, të cilët po monitorojnë të gjithë procesin.

“Dhe siç thamë, jo vetëm dita e zgjedhjeve është e rëndësishme, por edhe proceset parazgjedhore, si dhe proceset pas vetë ditës së zgjedhjeve. Sigurisht, ne po monitorojmë të gjitha aspektet që lidhen me vetë zgjedhjet, duke përfshirë regjistrimin e votuesve, vetë fushatën, financimin e fushatës, aksesin në media, votimin në vetë ditën e zgjedhjeve, numërimin e votave, etj” tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit