Arrestohet një person në Çair, këto janë detajet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2025, 18:34

Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në ambientet e shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.

Kryetari i njësisë zgjedhore 2938, Sabri Ramadani tha se policia nuk i dha asnjë arsyetim për personin në fjalë.

“Është arrestuar një anëtar i këshillit zgjedhor nga administrata, pa më dhënë asnjë arsyetim pse është arrestuar. E kemi zëvendësuar me dikë tjetër. Nuk më tregoi policia asnjë arsyetim, nuk e di pse ka ndodhur”, tha Ramadani.

“Sipas informacioneve ai është arrestuar në kohën e pauzës”, tha më tej ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit