Historia e 74-vjeçarit që inskenoi vdekjen e tij për të parë se kush do i vinte në funeral

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.10.2025, 18:15

Një 74-vjeçar nga India ka bërë diçka që pak njerëz do ta guxonin: ka inskenuar vdekjen e tij vetëm për të zbuluar kush do të vinte në funeralin e tij.

Mohan Lal, një ish-ushtarak i Forcave Ajrore, nga fshati Konchi në rajonin Gaya, vendosi të bënte një “eksperiment social” të pazakontë. Ai u mbështoll me çarçaf të bardhë, u shtrua mbi një vig të zbukuruar me lule dhe familjarët shpallën “lajmin e vdekjes” së tij nëpër fshat.

Qindra banorë u mblodhën për ta nderuar, duke recituar lutje tradicionale dhe duke e shoqëruar procesionin deri në vendin e kremacionit. Por në momentin kulmor, Mohan u ngrit dhe tregoi se ishte gjallë.

“Isha kurioz të shihja sa njerëz më respektonin e më donin sa isha ende gjallë,” tha ai për mediat lokale.

Pas “ringjalljes”, ai dogji një kukull simbolike në vend të trupit të tij dhe organizoi një festë të madhe për të gjithë të pranishmit.

Në fakt, Mohan kishte ndërtuar me pensionin e tij një qendër kremacionesh moderne në fshat, pasi njerëzit kishin vuajtur gjatë stinës së shirave. Ky veprim, përveçse një mënyrë për ta inauguruar, ishte edhe një mesazh për të gjithë:

“Tregoni dashurinë dhe respektin ndaj njerëzve sa janë gjallë, jo pasi të kenë ndërruar jetë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit