Tre shqiptarë arrestohen në Selanik për armëmbajtje dhe trafik droge

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.10.2025, 13:39

Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë në një zonë të Selanikut, pas një operacioni të zhvilluar nga forcat e Komisariatit të Katerinit. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet që ata përdornin, u sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh narkotike dhe një armë zjarri.

Konkretisht, policia gjeti 60 gramë marijuanë, një tjetër sasi marijuane prej 52 gramësh, 2.4 gramë kokainë, dy peshore precize, një pistoletë 9 mm me karikator dhe 7 fishekë. Gjithashtu, në një oborr pranë vendit të kontrolluar, autoritetet zbuluan dhe konfiskuan një rrënjë marijuane, e cila kishte arritur një lartësi prej 2 metrash.

Gjatë hetimeve u gjetën edhe 7 telefona celularë, si dhe shuma parash prej 1,655 eurosh dhe 225 lekësh shqiptarë, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal. Policia ka zbuluar gjithashtu një depo ku të arrestuarit ruanin ekstrakte bimore marijuane me peshë 1 kilogram e 158 gramë.

Të tre shtetasit shqiptarë u shoqëruan në komisariat, ndërsa ndaj tyre është ngritur një dosje penale për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje. Ata do t’i referohen Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Selanikut për vijimin e procedurave ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit