Grevistët e Marinzës në ditën e pestë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.10.2025, 12:08

Greva e urisë e naftëtarëve në Marinzë ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa gjendja shëndetësore e grevistëve po rëndohet gjithnjë e më shumë. Një prej grevistëve ka kërkuar ndihmë mjekësore pas shfaqjes së simptomave viroze, ndërsa burime bëjnë me dije se një ditë më parë një prej tyre ka marrë injeksion për shkak të përkeqësimit fizik. Deri tani, nuk ka asnjë reagim apo përpjekje për dialog nga kompania me të cilën janë në konflikt. Ndërkohë, jashtë godinës ku mbahet greva, qindra naftëtarë të tjerë vijojnë protestën duke bojkotuar punën pa afat.

Më shumë se 400 puse të prodhimit të naftës janë lënë pa mbikëqyrje, çka përbën rrezik serioz për pasojat ekonomike dhe mjedisore në zonë. Greva ka hyrë në një fazë kritike, ndërsa tensioni dhe pasiguria mes punonjësve po rritet. Naftëtarët deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa marrë një përgjigje të qartë nga qeveria dhe kompania, duke theksuar se kërkesat e tyre nuk janë luks, por nevoja bazë për të siguruar jetesën e familjeve të tyre. Në të njëjtën kohë, edhe minatorët e Spaçit kanë paralajmëruar grevë urie nëse nuk përmbushen kërkesat për paga dhe kushte pune.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit