Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Grabian të Lushnjes, ku një 38-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Sipas të dhënave paraprake, viktima me inicialet G. H. është gjetur i pajetë në një banesë të pabanuar, ndërsa dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Policia ka bërë të ditur se materialet janë referuar në Prokurori për vlerësim, ndërkohë që trupi i të ndjerit është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vetëvrasjeje