“Farmacitë po abuzojnë me çmimet: I njëjti produkt në Tiranë 24 mijë lekë, në Europë 7 €”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.10.2025, 10:16

Pak ditë më parë redaksia e JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetareje për çmimet e medikamenteve në farmaci të ndryshme të kryeqytetit. Ajo tregoi se për të njëjtin produkt ka paguar vlera të ndryshme në dy farmaci të ndryshme dhe ky çmim ishte i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.

Por në Tiranë ndodh që farmacitë të abuzojnë edhe me produktet e tjera, që s’kanë çmime fikse nga MSH, pasi i sjellin vetë të importuara nga jashtë.

Një qytetar ka denoncuar sot një diferencë të madhe çmimi në një farmaci të kryeqytetit. Sipas tij, suplementi Selenium, i blerë me 2,355 lekë të reja (rreth 25 euro), rezulton të kushtojë vetëm 7.02 euro në platformat farmaceutike të Bashkimit Europian.

Kjo do të thotë se produkti në Tiranë shitet rreth 3.5 herë më shtrenjtë se i njëjti artikull në tregun europian, një rritje tepër e madhe të cilën qytetari e cilëson si “vjedhje të hapur”.

Ky rast vë në pah mungesën e transparencës në çmimet e farmacive dhe abuzimin e mundshëm me produktet shtesë ushqimore, të cilat shpesh nuk janë të rregulluara me të njëjtin standard si barnat.

Në shumë raste, farmacitë shqiptare aplikojnë marzhe fitimi të larta, duke përfituar nga mungesa e kontrollit efektiv dhe nga fakti që konsumatori nuk ka mundësi të krahasojë çmimet ndërkombëtare në kohë reale.

Ky rast nuk është i vetmi që tregon abuzime me çmimet e produkteve farmaceutike dhe shtesave ushqimore në tregun shqiptar. Diferencat e tilla, që arrijnë deri në disa herë mbi çmimin real të tregut europian, ngrenë alarmin për një kontroll më të rreptë institucional dhe për mbrojtje më të mirë të konsumatorëve shqiptarë.

Denoncimi i qytetarit:

Bleva sot tek nje Farmaci kete produktin Selenium me 2355 Leke te reja Dmth 25 Euro. Shikojeni sa eshte I njejti online 7.02 Euro nga EU… afersisht 400% me lart cmimi ne Tiranë. Kjo eshte vjedhje e hapur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit