“Kryetari i Maliqit bën propagandë me dron, rruga e Sheqerasit copë-copë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.10.2025, 09:33

Banorët e fshatit Sheqeras në Bashkinë Maliq kanë reaguar ashpër ndaj kryetarit të bashkisë, Gezim Topciu duke e akuzuar se po mashtron opinionin publik me pamje nga droni, ndërsa rruga kryesore e fshatit ndodhet në gjendje të mjerueshme. Sipas tyre, prej më shumë se një viti janë dhënë premtime për rregullimin e rrugës, por në terren situata vetëm sa është përkeqësuar.

Pak muaj më parë janë shtruar linjat e ujit të pijshëm gjatë sezonit të shirave, duke u zënë tërësisht kanalin kullues. Së fundmi ka nisur edhe vendosja e kanalizimeve të ujërave të zeza, çka ka sjellë çarjen sërish të rrugës dhe përkeqësimin e infrastrukturës. Banorët shprehen se sot është e pamundur të qarkullohet pa mjete bujqësore, pasi rruga është bërë thuajse e pakalueshme.

Mesazhi denoncues i qytetarit:

Përshëndetje JOQ. Doja të postonit pak fotot e rrugës në fshatin Sheqeras, Bashkia Maliq, Korçë. Kryetari i bashkisë poston foto me dron ku tregon se ka bërë punë për këtë fshat, por ka mbi 1 vit që na mban me shpresë kot se do bëhet rruga. Rruga s’po bëhet, por po e prishin akoma. Pak muaj më parë, kohën e shirave, shtruan linjat e ujit të pijshëm dhe e zunë kanalin fare. Tani nisën me kanalizimin e ujërave të zeza, e çanë rrugën prapë dhe e bënë siç shihet. Lajmëruan dhe njerëzit e lagjes të spostonin avllitë rrethuese, se në shtator do nisnin punimet, por s’kanë plan të bëjnë asgjë. Herës tjetër kryetari të dalë në lagje të hedhë video, po të kalojë dot, se sot duhet të kalosh me zetor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit