35-vjeçarja i jep fund jetës në mënyrë tragjike në Kuçovë, familjarët e gjejnë të pajetë në dhomën e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2025, 21:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lumas të Kuçovës, ku një grua 35-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima është identifikuar si Arjola Shuaipi. Sipas burimeve, ajo dyshohet të ketë konsumuar fostoksinë në dhomën e saj, ndërsa familjarët e kanë gjetur pa shenja jete disa orë më vonë.

Menjëherë pas ngjarjes, ata kanë njoftuar policinë, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale.

Nga ekzaminimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 35-vjeçares. Familjarët kanë treguar se ajo kishte kohë që përballej me probleme të shëndetit mendor dhe ndodhej nën trajtim me medikamente.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike që ka lënë të tronditur komunitetin lokal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit