Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në sallën e gjyqit në Elbasan, ku një përplasje verbale mes një avokati dhe një prokurori ka degjeneruar në kërcënime të hapura.
Policia e Elbasanit ka arrestuar avokatin Ulian Barjami, pasi gjatë seancës gjyqësore ku po caktohej masa e sigurisë për klientin e tij, Maksim Lika, i njohur si “Suci” dhe i përfolur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ai dyshohet se ka kërcënuar prokurorin e çështjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Elbasanit.
Avokati është arrestuar mbrëmjen e sotme nën akuzën e “kanosjes ndaj personit që ushtron detyrë shtetërore”, ndërsa pritet që ndaj tij të zhvillohet një seancë e veçantë në ditët në vijim.