Mrekullia që tejkalon teknologjinë: Truri i njeriut punon me 12 Watt, imitimi i tij me AI kërkon 2.7 miliardë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.10.2025, 01:03

Që nga çasti kur lindim, truri ynë punon pandërprerë me vetëm 12 watt energji, mjaftueshëm për të ndezur një llambë të vogël. Me këtë sasi minimale, ai furnizon rreth 100 miliardë neurone dhe kryen miliarda llogaritje çdo sekondë, me një efikasitet që as teknologjia më e avancuar nuk i përafrohet dot.

Për krahasim, një laptop përdor rreth 150 watt, ndërsa superkompjuterët më të fuqishëm në botë konsumojnë mbi 21 milion watt.

Kur projekti shkencor 'Blue Brain Project' tentoi të riprodhonte digjitalisht çdo neuron të trurit, u llogarit se do të duheshin 2.7 miliardë watt, energjia e një termocentrali të tërë! Edhe pse përdorte fuqi kolosale, funksionimi i tij ishte më i ngadaltë se truri i vërtetë.

Edhe inteligjenca artificiale e sotme kërkon shumë më tepër energji për të funksionuar. Vetëm trajnimi i modelit GPT-3 ka kërkuar rreth 1.3 gigavat-orë energji, ndërsa një përgjigje e vetme e ChatGPT konsumon afërsisht 0.34 vat-orë, mjaftueshëm për të ndezur një furrë për një sekondë. Tani imagjinoni këtë të shumëzuar me miliarda kërkesa çdo ditë…

Megjithatë, truri i njeriut mbetet mrekullia më efikase e natyrës. Ai përshtatet menjëherë, përdor sinjale të paqarta por tepër inteligjente, dhe funksionon në harmoni me trupin, shqisat dhe ndjenjat tona.

Ndërsa inteligjenca artificiale përparon me hapa gjigantë, biologjia njerëzore mbetet ende standardi i artë. Ndoshta hapi i ardhshëm i madh i teknologjisë nuk do të jetë të bëhet më “inteligjente”, por të bëhet po aq efikase sa truri i njeriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit