SPAK bastis zyrën dhe shtëpinë e administratorit famëkeq të OShEE

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.10.2025, 21:10

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë vendosur pasditen e sotme në lupën e kontrolleve administratorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Enea Karakaçi.

Sipas raportimeve, një kontroll i imtësishëm është urdhëruar nga SPAK ndaj zyrave dhe banesës në Karakaçit. Atij gjithashtu i është kontrolluar edhe telefoni. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ai është në hetim nga prokurorët, apo po kryen verifikime për çështje me të cilat emri i tij mund të lidhet.

Enea Karakaçi është bërë një emër i njohur për publikun për shkak të skandaleve që kanë përfshirë institucionin që menaxhon OShEE. Disa muaj më parë raportohej se ai e kishte kthyer këtë institucion në kafe miqsh, pasi punësonte persona të afërm dhe njerëz të shoqërisë.

Në shtator Enea Karakaçi dhe kryebashkiakia e Durrësit Emiriana Sako u vendosën në qendër të kritikave për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë, pasi nuk morën masa për izolimin e telave të korrentit në një shtyllë elektrike në qytetin bregdetar. Për pasojë, mëngjesin e 11 shtatorit një 44-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike.

Publiku i dha Enea Karakaçit dhe Emiriana Sakos titullin “Harram i muajit shtator” nga JOQ Albania, pikërisht për ngjarjen ku humbi jetën babai i tre fëmijëve i cili ishte duke shkuar në punë herët në mëngjes.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit