Makaronat e “Big Marketit” zënë miza, Manushi i AKU-së fle gjumë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.10.2025, 18:54

Skandalet ushqimore që mbajnë firmën “Big Market” nuk kanë fund. Nga produkte të skaduara e të mykura, deri te pakot që qarkullojnë me miza brenda, rrjeti i supermarketeve që reklamohen si “më të mirët në treg”, po kthehet në një rrezik të përditshëm për qytetarët.

Rasti më i fundit vjen nga një filial në zonën e Kamzës, ku një qytetar ka blerë një pako makaronash dhe, për habinë e tij, brenda ka gjetur… miza. Një skenë e neveritshme, por fatkeqësisht aspak e rrallë për standardet e Big Market.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucioni që duhet të mbrojë qytetarët, hesht. Drejtori i tij, Manush Kullolli, duket se ka zgjedhur të luajë rolin e “të verbërit me porosi”. Kur bëhet fjalë për Big Market, AKU thjesht mbyll sytë.

A është rastësi kjo heshtje? Apo “kapja” e institucioneve ka arritur deri aty sa të mos preket asnjë biznes i lidhur me pushtetin?

Në një vend ku miza shiten me logon e “marketit të madh” dhe autoritetet bëjnë sikur s’kanë parë asgjë, qytetari shqiptar mbetet sërish viktima e vetme e një sistemi të kalbur – ku ushqimi, shëndeti dhe morali kanë dalë jashtë afatit të skadencës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit