Ky është momenti kur një shofer kamioni bën një parakalim të rrezikshëm duke cënuar jetën e një familje që ishte duke udhëtuar me makinë para tij.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, në Beltoj. Nga pamjet shihet se si shoferi i kamionit është futur me shpejtësi në parakalim, pavarësisht se vija e rrugës ishte e pandërprerë, një sinjalizim se kjo manovër është e gabuar dhe shkelje rrugore.
Qytetari që denoncon rastin thotë se ishte me familjen në momentin kur ndodhi ngjarje e cila i trembi shumë. Ai bën apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, pasi të gjithë kanë njerëz të cilët i presin për t’u kthyer në shtëpi.
Mesazhi i plotë i denoncuesit:
Përshëndetje, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në vendin Beltoj një kamion ka bërë këtë parakalim të gabuar dhe të rrezikshëm për ne por edhe për drejtuesit e tjerë të automjeteve. Ndodhesha me familjarë në momenti që ai bëri parakalimin. Udhëtoni me kujdes se dikush po na pret tek shtëpia.