Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Livadhë” në Himarë, ku një 85-vjeçar, shtetasi K. K., ka marrë dëmtime në këmbë pas shpërthimit të një granate dore të fshehur në rrënjët e një ulliri, ndërsa po punonte në tokën e tij.
Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka qenë i papritur, dhe fatmirësisht, K. K. ka arritur të mbijetojë, duke u transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.