Klajdis arrin ëndrrën, vogëlushi shqiptar bëhet pjesë e Barcelonës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.10.2025, 15:41

Një histori frymëzuese, që të kujton se talenti s’ka nevojë për pasaportë apo portofol, por për zemër dhe besim, ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ Albania.

Klajdis, një djalosh vetëm 11-vjeçar, ka arritur atë që shumë bashkëmoshatarë e ëndërrojnë, të veshë fanellën e Barcelonës.

Gjithçka nisi në qershor, kur përfaqësuesit e akademisë së Barcelonës erdhën në Shqipëri për të bërë përzgjedhjen e të vegjëlve që do të kishin mundësinë të provonin fushat e Spanjës. Por shuma e lartë që kërkohej për pjesëmarrje e ndaloi familjen e tij ta dërgonte.

Megjithatë, fati shpesh i buzëqesh atyre që nuk ndalen. Vetëm dy muaj më pas, gjatë pushimeve me familjen, Klajdisi u pikas nga një trajner spanjoll, i cili mbeti i mahnitur nga aftësitë e tij dhe e ftoi të stërvitej me ekipin e ëndrrës, Barcelonën.

Pas vite të tëra përpjekjesh, orësh stërvitjeje dhe sakrificash, djali i vogël nga Shqipëria e nisi zyrtarisht rrugëtimin e tij në një nga klubet më të mëdha të botës.

Sot, Klajdisi mban veshur fanellën “blaugrana” dhe po jeton ëndrrën që dikur dukej e paarritshme. Suksese kampion! Le të jetë kjo vetëm nisja e një historie të madhe, me flamurin kuqezi në zemër dhe emrin tënd pranë të mëdhenjve të futbollit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit