Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një mesazh tejet falënderues për deputetin e Partisë Socialiste në zonën e Durrësit njeriun që, siç thotë vetë ai “e mbajti fjalën”. Dhe e mbajti, po, mashtrimin, premtimin e vet të përjetshëm.
Në Shqipërinë e vitit 2030, duket se teknologjia mund të ecë përpara, por metodat e fushatës mbeten të përjetshme. Përsëri premtohen rrugë, ndriçim, ujë 24 orë,. Rrugë që sot janë bërë aq me gropa sa mund të mbjellësh pemë, të ndërtosh pishina, apo të provosh “spa me baltë” falas.
Por premtimi si çdo magji elektorale, zgjat deri në momentin që mbyllet kutia e votimit. Pastaj, njësoj si rrugët e pashtruara, edhe premtimet fundosën nën baltën e harresës.
Në fund të fundit, Shqipëria ecën… ose të paktën përpiqet, midis gropave dhe premtimeve të përjetshme të deputetëve socialistë e demokratë bashkë.