Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka sfiduar hapur drejtuesit e forcës së tij politike, duke marrë pjesë në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbej”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Kjo pjesëmarrje erdhi në kundërshtim të plotë me qëndrimin zyrtar të PD-së, e cila zgjodhi të mos i bashkohej protestës, duke ruajtur një profil të rezervuar në raport me zhvillimet në Hagë.
Leskaj është pyetur për vendimin e tij që bie ndesh me vijën zyrtare të partisë. Reagimi i tij ka qenë i papritur dhe i prerë: “Kush po e rruan për urdhrat?”, deklaroi ai.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja kanë ngritur gjithashtu dyshime mbi gjendjen e tij gjatë protestës. Në video, Leskaj duket se ndodhet nën ndikimin e alkoolit, duke u shfaqur me luhatje në ecje dhe artikulim të paqartë, çka ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.