Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari Shkambi qëllon me kosore 39-vjeçarin Vela

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.10.2025, 10:46

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Bushatit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me dhunë fizike. Një 56-vjeçar, Besnik Shkambi, banues në fshatin Mali i Jushit, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka goditur me kosore 39-vjeçarin Paulin Vela, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku pas një debati verbal, Shkambi ka përdorur mjetin prerës ndaj Velës. Si pasojë e goditjeve, ky i fundit ka pësuar frakturë në krahun e djathtë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar kosoren në cilësinë e provës materiale.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit