Minatorët e Spaçit vijojnë protestën nën shi e mjegull, asnjë përgjigje nga kompania

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.10.2025, 09:54

Minatorët e Spaçit kanë hyrë sot në ditën e 13-të të protestës së tyre, duke vijuar qëndrimin përballë kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut. Që prej orës 06:00 të mëngjesit, punëtorët janë grumbulluar sërish për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, duke theksuar vendosmërinë për të mos e ndalur protestën pa marrë një përgjigje konkrete nga kompania.

Pavarësisht kohëzgjatjes së protestës dhe shqetësimeve të ngritura, asnjë përfaqësues i firmës nuk është paraqitur deri më tani në vendin e protestës. Punëtorët shprehen të zhgënjyer për mungesën e dialogut dhe transparencës, duke theksuar se nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar mbi ecurinë apo trajtimin e kërkesave të tyre.

Minatorët kërkojnë respektim të kontratës kolektive, përmirësim të kushteve të punës, pagesën e prapambetur dhe garantimin e të drejtave të tyre ligjore. Ata e konsiderojnë situatën të rëndë dhe paralajmërojnë se do të qëndrojnë në protestë deri në momentin që kompania do të marrë përgjegjësinë dhe të reagojë ndaj kërkesave të tyre legjitime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit