“Dua dashuri, jo seks”, 30-vjeçarja e virgjër rrëfen pse është kundër marrëdhënieve intime

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2025, 00:56

Një 30-vjeçare nga Britania ka habitur rrjetin me rrëfimin e saj të sinqertë se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale, dhe se nuk dëshiron të ketë asnjëherë.

Callie, e cila e përshkruan veten si “romantike aseksuale heteroseksuale”, thotë se ndihet “pak e neveritur” nga ideja e seksit dhe nuk e sheh si diçka të domosdoshme në një marrëdhënie.

“Jam e lumtur për njerëzit që kanë jetë seksuale aktive, por unë do të doja që e imja të ishte thjesht... inekzistente,” – tregon ajo për Metro.

30-vjeçarja shprehet se dëshiron të ketë një lidhje ku ndjenjat, dashuria dhe afrimiteti të mos kushtëzohen nga intimiteti fizik. “Në ditët e sotme, ka shumë çifte që nuk bëjnë më seks dhe janë të lumtur. Pse të mos kem dhe unë një marrëdhënie të tillë?”

Callie pranon se ndonjëherë ndjehet sikur 'vjen nga ndonjë planet tjetër' kur sheh në rrjete sociale miqtë e saj të lumtur me partnerët, por thotë se e ka pranuar veten dhe orientimin e saj.

“Jam 30-vjeçe dhe e virgjër, por kjo nuk më bën më pak normale. Dua dashuri, por jo seks. Dhe kjo është plotësisht në rregull,” – përfundon ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit