​Richard Grenell me tjetër reagim: Haga është jashtë kontrollit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2025, 20:20

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve ë UÇK-së sot në Tiranë.

“Haga është Jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, ka shkruar Grenell në rrjetin X, duke iu referuar ish-prokurorit Special që kishte ngritur padinë ndaj Thaçit.

Jack Smith ka dhënë dorëheqjen nga Prokuroria Speciale në nëntor 2022.

Sot në Tiranë u mbajt protestë e madhe gjithëkombëtare kundër padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Grenell sivjet bëri thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit