Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masat e sigurisë për 14 personat e arrestuar tre ditë më parë gjatë një operacioni policor në fshatin Bradashesh, ku u zhvillua një kontroll në një lokal të zonës.
Sipas vendimit të gjykatës, vetëm katër prej të ndaluarve do të qëndrojnë në burg, ndërsa pjesa tjetër u la me masa më të lehta. Më konkretisht:
Vendimi u dha nga gjyqtarja Megi Strakosha.
Hetimet nisën pas një telefonate anonime në sallën operative të Policisë së Elbasanit, ku u raportua se në lokalin e Taulant Zykollarit ndodheshin persona të armatosur.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri, municion luftarak, si dhe disa objekte të tjera të dyshuara si mjete të përdorura për veprimtari të paligjshme, përfshirë elektroshokë, radio si të policisë, jelekë me mbishkrimin “Policia”, një send metalik në formë pistolete, thika, shkop metalik, para, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë disa akuza, si:
Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e grupit dhe përgjegjësinë e secilit prej të arrestuarve.