“‘Us_by_pantera’ më mashtroi me atletet, bëni kujdes”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.10.2025, 20:20

Blerjet online dhe pse mund të shihen si kursim kohe shpesh mund të përfundojnë me zhgënjim sidomos kur pas tyre fshihen persona që kërkojnë të mashtrojnë klientët.

Një i ri ka treguar përvojën e tij të pakëndshme me faqen “us_by_pantera”, nga e cila kishte porositur dy palë atlete. Ai tregon se gjatë komunikimit kishte sqaruar që numri i këmbës së tij ishte midis 41 dhe 42 dhe kishte pyetur nëse ofrohej ndërrim. “Më thanë ‘po, bëjmë ndërrime’. Por pasi mora atletet me numër 41 dhe kërkova t’i ndërroja, kanë katër ditë që nuk më përgjigjen,” rrëfen ai.

Sipas denoncuesit atletet janë ende të reja, pasi i ka provuar vetëm një herë, por pavarësisht tentativave për t’u lidhur me faqen, as mesazhet dhe as telefonatat e tij nuk kanë marrë përgjigje.

Ai apelon që të rinjtë të tregohen të kujdesshëm me blerjet online dhe të mos bien pre e mashtrimeve të ngjashme.

Në mesazhin e plotë ai shkrua:

Përshëndetje JOQ. Kam një mesazh për të gjithë çuat dhe gocat që blejnë online. Një nga faqet që bëjnë shitje është dhe "us_by_pantera". Këta nxjerrin një gocë bukuroshe që prezanton atletet dhe e nis me “Çkemi çuna”, premton mall super, por në të vërtetë nuk përgjigjen kur gjërat nuk janë si duhet.

Ja ç’më ndodhi. Porosita dy palë atlete, duke qenë se mua s’më vijnë gjithmonë i njëjti numër në këmbë, e pyeta nëse bëjnë ndërrime ose në qoftëse nuk bën. Më tha “Po”.

U bënë 4 ditë që nuk përgjigjen, as mesazheve as nuk hapin telefonin. KUJDES NGA MASHTUESAT.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit