“Ktheje telefonin në marketin që e gjete”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.10.2025, 18:43

Një qytetar nga Durrësi ka bërë një thirrje publike pas një ngjarjeje që fatkeqësisht ndodh shpesh: djali i saj ka humbur telefonin, pasi i ka rënë nga dora tek “Big Market”, në lagjen 17 të Durrësit.

Sipas denoncimit, telefoni është marrë nga një person që ndodhej aty pranë. Familja i bën thirrje zotërisë që e ka gjetur ta kthejë telefonin në të njëjtin market ku e mori, përpara se rasti të denoncohet në polici.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë pasuri të madhe, por për një akt qytetarie. Të kthesh një send të gjetur është gjesti më i thjeshtë që tregon se ende ka njerëz me karakter në këtë vend.

Nëse telefoni nuk kthehet, rasti do të denoncohet në Polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit