Gratë përpiqen t’i ndajnë, pamje të reja nga sherri në mes të rrugës i kushërinjve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2025, 16:48

JOQ ALBANIA ka siguruar pamje të tjera të sherrit të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15 të Durrësit.

Siç shihet edhe në pamje, Ben Xhani, 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç, kushërinj, dhunohen me sende të forta nga 37-vjeçari Katan Kaçaniku.

Gjatë konfliktit në një moment 37-vjeçari nxjerr armën dhe qëlloj në ajër me fishekë manovër, ndërkohë që dy gra ndërhyjnë në sherr për t’i ndarë.

Pas sherrit policia ka arrestuar 37-vjeçarin si dhe ka sekuestruar armën e krimit. Dy të lënduarit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit