Përplasen “kokë më kokë” dy furgonë në Hotolisht, plagosen shoferët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.10.2025, 14:11

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Hotolisht të Librazhdit, ku dy furgonë janë përplasur “kokë më kokë”.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në të dy mjetet. Sipas dëshmitarëve janë plgosur dy shoferët e furgonave por ende nuk dihet gjendja e tyre.

Shkaqet e aksidentit nuk janë sqaruar ende, ndërsa pritet një njoftim zyrtarë nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit