Ura në Pult me zor mban sipër një kamion

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.10.2025, 15:57

Në këtë urë të rrënuar që mezi qëndron në këmbë, kalojnë çdo ditë banorët e disa fshatrave të zonës së Pultit në Dukagjin.

E ndodhur në fshatin Plan, ura ndodhet në gjendje tejet të degraduar. Pamjet tregojnë qartë dërrasat që lëkunden nën peshën e një kamioni, ndërsa dyshemeja për pak sa nuk çahet më dysh.

Në anësore të urës shihet një flamur i vjetër me shqiponjën, si simbol i mjerimit dhe i lënies në harresë nga institucionet. Banorët tregojnë se çdo kalim mbi këtë urë është një rrezik i vërtetë për jetën, ndërsa kërkesat e tyre për ndërhyrje janë shpërfillur nga autoritetet.

Në një vend ku fondet publike shpesh shpërdorohen, njerëzit e këtyre zonave të thella përballen çdo ditë me frikën dhe fatin, duke kaluar mbi një urë që mund t’u rrëmbejë jetën në çdo çast.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit