Sherri në Durrës, momenti kur Kaçaniku dhunon dy kushërinjtë Xhani

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.10.2025, 13:49

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamjet e sherrit të regjistruar sot në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit. Siç shihet në video, Kaçaniku shtrin në tokë dhe dhunon dy kushërinjtë Xhani.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 kur dy persona, Ben Xhani, 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç, kushërinj, janë dhunuar me sende të forta nga 37-vjeçari Katan Kaçaniku.

Në njoftimin zyrtar nga Policia e Durrësit, bëhet e ditur se gjatë konfliktit 37-vjeçari Katan Kaçaniku ka qëlluar në ajër me armë me fishekë manovër.

Dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha dhe janë jashtë rrezikut për jetën, teksa Katan Kaçaniku, dhunuesi i dy kushërinjve ka përfunduar në prangat e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit