Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë cilësinë e karburantit në Shqipëri, duke theksuar se për shkak të benzinës motori nuk i ka punuar siç duhet prej disa ditësh.
Ai ka treguar se kur e çuar motorin për shërbim dhe kontroll në servis, ka konstatuar se nuk kishte defekte të tjera, përveç cilësisë së dobët të karburantit.
Ky incident pasqyron shqetësimet e shumta të qytetarëve lidhur me cilësinë e karburanteve në vend.
Problemet me cilësinë e karburantit ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e motorëve dhe automjeteve të tjera, duke nxitur nevojën për kontroll dhe rregullim më të mirë nga autoritetet.
Sipas një raporti të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria renditet ndër 10 vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë, ndërsa cilësia e tij mbetet një problem i vazhdueshëm për konsumatorët
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje. Hodha benzinen motorrit dhe nuk me punonte me e cova per ti ber sherbimet nuk kishte difekte te tjera po kishte difektin e benzins.Benzina e shqipris esht me e mira sot per sot skeni ku te gjeni si kjo”