“U betuan në Kuran se nuk kishin lidhje me vrasjen, babai i Andi Malokut u dha 3 muaj kohë ‘Rrajave’”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.10.2025, 12:21

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, dëshmitari dhe pajtuesi i gjaqeve, Beqir Boja, deklaroi se familja Rraja është betuar në Kuran se nuk ka pasur asnjë lidhje me vrasjen e shoferit Andi Maloku, i cili humbi jetën në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. Ai tha se kishte negociuar për pajtim mes familjeve, pasi babai i Redian Rrajës i kishte kërkuar një marrëveshje me familjen Maloku.

Boja shtoi se babai i Andi Malokut u kishte dhënë familjes Rraja një afat prej tre muajsh për të mos marrë hak, duke pritur që drejtësia të vepronte. Gjatë kësaj periudhe, sipas dëshmisë, familja Maloku kishte dhënë garanci se nuk do të hakmerrej, ndërsa pala tjetër priste për një zgjidhje ligjore dhe paqësore.

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, ndërsa procesi ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes vazhdon veçmas, pasi ata ishin në kërkim deri kohët e fundit. Ndërkaq, dënimi prej 35 vitesh burg është konfirmuar për bashkëpunëtorin e Rrajës, Arjol Halilajn.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit