Burri ther me thikë gruan dhe vajzën e mitur në Prizren, të dyja në gjendje të rëndë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2025, 11:37

Një burrë në Prizren dyshohet se ka therur me thikë gruan dhe dhe vajzën e tij të mitur, mbrëmë pas mesnatës. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Kabashi”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të dy viktimat janë në gjendje të rëndë dhe se po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Gruaja është gjetur në rrugë, e vajza në katin e fundit të ndërtesës.

“Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë.

Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.

Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë”, thuhet tutje në njoftim.

I dyshuari është arrestuar në hyrje të ndërtesës dhe është ndaluar për 48 orë.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit