“U zumë për dritat e gjata të makinës”, zbardhet dëshmia e vrasësit të biznesmenit italian

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2025, 11:13

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së biznesmenit italian në Salari të Tepelenës në orët e para të mëngjesit të së shtunës së 27 tetorit.

48-vjeçari Kamber Sulçe ka pranuar se ka qenë i vetëm në automjet dhe është përfshirë në një konflikt për dritat e gjata të makinës me Gazment Braçin dhe personat e tjerë të pranishëm.

Sulçe pretendon se është dhunuar dhe qëlluar i pari nga ata, ndaj më pas është larguar me makinë, ka marrë armën dhe ka nisur të qëllojë drejt tyre.

Ai ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ishte i dehur, ndërsa një dëshmitar i cili kishte konsumuar alkool me të atë natë, ka konfirmuar se Sulçe humbiste kontrollin kur ishte nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka marrë me rezerva dëshminë e Sulçes, pasi nuk janë gjetur prova që pala tjetër e ka dhunuar ose ka qëlluar me armë. Gjithashtu, 48-vjeçari njihet si person problematik në zonë kur konsumonte alkool.

Gjatë periudhës kur ishte shpallur në kërkim, Sulçe ka qëndruar i fshehur në stane në male.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit