Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2025, 10:42

Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në Pejë.

Sipas policisë, viktima është gjetur në veturën e tij.

“Sot në orën 9:10 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë një person në veturë është parë pa shenja jete. Është njoftuar ekipi mjeksor ku është konstatur vdekja e tij. Ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për shkaqet e vdekjes” ka thënë Fadil Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit