Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin, ku 36-vjeçari Gentjan Zefi ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi teksa punonte. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme.
Kjo humbje e jetës është një dëshmi e qartë e gjendjes alarmante të sigurisë në punë në Shqipëri, ku në shumë raste punëtorët operojnë në kushte minimale mbrojtjeje. Sektori i ndërtimit, në veçanti, shënon një numër të lartë incidentesh fatale për shkak të mungesës së kontrollit, moszbatimit të standardeve ligjore dhe mungesës së përgjegjësisë nga subjektet ndërtuese.
Kjo ngjarje duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për institucionet dhe kompanitë që të vendosin në qendër të vëmendjes jetën dhe sigurinë e punëtorëve.
Sipas njoftimit të policisë, i ndjeri është A.Z, Anton Zefi:

Por të afërmit raportojnë për JOQ se i ndjeri është Gentjan Zefi i cili ka lënë pas 4 fëmijë:
