Pas arrestimit, Aldo Avdylit i merret ADN për dy ngjarje kriminale

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 16.10.2025, 23:42

Aldo (Elidon) Avdyli, 37-vjeçari nga Shijaku, i njohur prej kohësh për përfshirjen në botën e krimit, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një operacioni të mirorganizuar pranë zonës së “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Burime policore bëjnë me dije se Avdyli u lokalizua falë pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”, e cila ndihmoi në identifikimin e numrit që ai përdorte dhe në përcaktimin e saktë të vendndodhjes së tij.

37-vjeçari ishte fshehur në një apartament të marrë me qira nga Dorjan Sherifi, shumë pranë një kazinoje, ku dyshohet se po përgatiste një tjetër atentat. Policia e kishte në vëzhgim prej disa javësh, sidomos pasi Avdyli kishte kërcënuar në telefon nën/drejtorin e Policisë së Durrësit, Bujar Deliallisin. Pas rrethimit nga forcat speciale RENEA, ai u dorëzua pa rezistencë.

Pas arrestimit, Avdyli është marrë në pyetje për dy ngjarje të rënda, ekzekutimin e Bujar Nasufit më 21 janar 2025 dhe vrasjen e Iljaz Çalit më 3 prill 2022 por ka mohuar çdo përfshirje, duke deklaruar se “çfarë di, e kam parë vetëm në televizor”. Megjithatë, policia i ka marrë kampion ADN-je për ta krahasuar me gjurmët e gjetura në disa vendngjarje kriminale. Ai tashmë ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit