Rritet çmimi i karikimit për makinat elektrike: tarifa e re hyn në fuqi më 1 nëntor

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.10.2025, 21:33

Pas valës së ankesave për çmimin e karburanteve, tashmë rritja e kostove prek edhe drejtuesit e automjeteve elektrike. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një tarifë të re për energjinë elektrike të përdorur në stacionet publike të karikimit, e cila do të hyjë në fuqi më 1 nëntor.

Sipas vendimit, çmimi i karikimit do të jetë 22 lekë për kWh gjatë orarit normal dhe 25.3 lekë për kWh në orarin e pikut, nga ora 18:00 deri në 23:00.

ERE argumenton se vendimi është marrë për shkak të ndikimit që kanë stacionet e karikimit në rritjen e konsumit të energjisë elektrike, duke krijuar kosto shtesë për balancimin e rrjetit kombëtar.

Tarifat e reja do të aplikohen menjëherë nga operatorët e stacioneve të karikimit dhe pritet të reflektohen në çmimin final që paguajnë përdoruesit.

Kjo është hera e parë që ERE vendos një strukturë të diferencuar çmimesh për karikimin e automjeteve elektrike në Shqipëri, duke e bërë më të kushtueshëm përdorimin gjatë orëve të mbrëmjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit