Gjendet i vdekur në makinë burri nga Berati në autostradën Fier–Vlorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.10.2025, 18:26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Bishan, ku është gjetur i pajetë brenda një automjeti një burrë nga Berati.

Sipas policisë, mjeti i markës Volkswagen me targa AB276DC ishte ndaluar në xhepin e emergjencës, ndërsa brenda tij ndodhej i shtrirë në sediljen e përparme Rafael Pasha, banues në fshatin Starovë, Berat.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës për ekzaminime të mëtejshme mjeko–ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit