Greqia miraton ligjin e punës me 13 orë në ditë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.10.2025, 18:17

Parlamenti grek ka miratuar një projektligj të ri të punës që lejon punonjësit të punojnë deri në 13 orë në ditë, pavarësisht protestave masive dhe kundërshtimeve të forta nga sindikatat dhe opozita.

Qeveria e Demokracisë së Re e ka përshkruar reformën si “modernizim të tregut të punës”, ndërsa Syriza e majtë e ka quajtur atë një “monstruozitet legjislativ” që kthen vendin dekada pas.

Ligji ruan javën standarde prej 40 orësh, por lejon orë shtesë deri në 150 orë në vit dhe zbatimin e ditëve 13-orëshe në sektorin privat deri në 37 ditë në vit. Punonjësit që pranojnë orët shtesë do të paguhen 40% më shumë, ndërsa ligji garanton se refuzimi i tyre nuk mund të jetë arsye për pushim nga puna.

Megjithatë, dy greva të përgjithshme kanë paralizuar vendin këtë muaj, duke ndaluar transportin publik dhe shërbimet shtetërore, teksa sindikatat kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të ligjit.

Qeveria këmbëngul se ndryshimet janë “në përputhje me realitetin modern të tregut të punës”, por shumë punonjës i frikësohen rritjes së abuzimeve dhe lodhjes ekstreme në një vend që tashmë ka ndër oraret më të gjata të punës në Europë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit