Ishte duke punuar, 36-vjeçari bie nga lartësia dhe humb jetën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.10.2025, 17:59

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin bregdetar të Shëngjinit në Lezhë. Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga lartësia gjatë punës në një objekt në ndërtim.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka humbur ekuilibrin teksa ishte në krye të detyrës. Rënia ka qenë fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit, teksa pritet dhe një reagim zyrtar në lidhje me rastin.

Shëngjin / Informacion paraprak:

Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit