Banorët e lagjes nr.6 në Durrës “notojnë” në ujëra të zeza, institucionet në heshtje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.10.2025, 17:34

Banorët e lagjes nr. 6 në Durrës po përballen prej disa muajsh me një situatë alarmante, pasi zona është përmbytur nga ujërat e zeza dhe, sipas tyre, asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për ta zgjidhur problemin.

Një qytetare ka treguar për JOQ se prej kohësh banorët janë detyruar të jetojnë në kushte të mjerueshme, me erë të rëndë dhe prani të shumtë insektesh, çka e bën të pamundur hapjen e dritareve. Ajo thotë se janë bërë disa ankesa pranë bashkisë dhe ujësjellës-kanalizimeve, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim apo inspektim në terren.

Sipas denoncimit të saj, situata nuk po përmirësohet dhe institucionet përgjegjëse vazhdojnë të qëndrojnë në heshtje, ndërkohë që komuniteti ndodhet në rrezik për shëndetin publik. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje të problemit që, sipas tyre, po zvarritet prej muajsh pa asnjë përgjegjshmëri.

Denoncimi i qytetares:

'Pershendetje JOQ. Doja te shprehja nje shqetesim i cili ka disa muaj qe na prek ne lagjen nr6 ne Durres. Kjo zone ka disa muaj qe eshte e mbytur nga ujrat e zeza dhe bashkia apo ujsejellesi nuk ka ardhur 1 here per ta kontrolluar apo bere dicka per problemin. Nuk mund te hapim asnje dritare pasi era e keqe dhe insektet jane te padurueshme. Kemi bere ankesa por asnje zgjidhje deri me tani'.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit