Plagosja me armë tek mbikalimi i Domjes, të plagosur Fabjo Arifaj dhe Grisjan Latifaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.10.2025, 15:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të qendrës tregtare “Megatek”, tek mbikalimi i Domjes, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe dhunë fizike. Sipas Policisë, rreth orës 13:50 është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Fabio Arifaj, 25 vjeç, ndërsa një tjetër i ri, Grisjan Latifaj, 22 vjeç, ka pësuar dëmtime të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë reaguar duke ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Tiranës dhe po zhvillojnë kontrolle të shumta në zonën përreth dhe në ambiente të tjera për të identifikuar dhe arrestuar autorin ose autorët e përfshirë në konfliktin e dhunshëm. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në publik, për shkak të vendndodhjes në një zonë të frekuentuar dhe orarit të ndodhisë.

Policia ka njoftuar gjithashtu se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të saj. Hetimet vijojnë intensivisht, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje mbi autorët apo motivet konkrete që çuan në përplasjen e dhunshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit