Një djalë me probleme mendore në lagjet Albano dhe Romina në Vlorë po terrorizon familjen dhe fqinjët me dhunë të përsëritur. Ai sapo ka sulmuar rëndë babain dhe nënën e tij duke i shtrirë në tokë. Banorët tregojnë se dhuna ndodh pothuajse çdo ditë, por policia nuk ka ndërhyrë, duke thënë se personi është i çmendur. Megjithatë ai është shumë agresiv dhe rrezikon të dëmtojë edhe të tjerët.
Pak ditë më parë, policia tentoi të prishte hapësirën që familja kishte zënë para pallatit ku ata kanë edhe një lokal, por djali u kundërvu me shara dhe dhunë. Banorët dhe familjarët janë të frikësuar dhe nuk guxojnë të lajmërojnë policinë. Ata kërkojnë ndihmë urgjente për të ndaluar këtë situatë, sepse djali është i rrezikshëm dhe mund të bëjë keq serioze.
Denoncimi i qytetarit për JOQ:
Përshëndetje JOQ! Ky djalë është me probleme mendore dhe sapo dhunoi rëndë babain dhe nënën e tij duke i shtrirë për tokë. Mirë për ta që është një mallkim, por është bërë edhe terror për lagjen Albano dhe Romina, te pallati Motta City, Vlorë. Policia nuk merr masa, se thonë është i çmendur, por ky person s’mund të lihet jashtë sepse është shumë agresiv dhe mund të vrasë edhe njerëz. Anonim, ju lutem!
Aty duket babai me pak flokë të rinj i rrëzuar në shesh që fërkon kokën, se e goditi me grushte. Nëna, një grua mbipeshë, u mundua t’i ndalonte, por edhe ajo u bë pjesë e dhunës. Jemi të tmerruar nga kjo ngjarje. Para ca ditësh erdhi policia për t’u prishur hapësirën publike që kanë zënë para pallatit, ku kanë një lokal, dhe ky nuk i lejoi... me të shara, me kërcënime dhe dhunë.
Policia nuk ia doli dot. S’dimë ku të gjejmë mbrojtje ne si banorë dhe familjarët e tij, që nuk guxojnë të lajmërojnë policinë. Anonim, ju lutem! Arsyen nuk e di, por pashë që iu vërsul me shpejtësi babait. Nuk është hera e parë që e bën, është pothuajse e përditshme. Ka qenë i shtruar në psikiatri nja ca kohë, por tani e kanë nxjerrë prapë, se kursen fondet shteti.