Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje të rëndë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2025, 13:58

Njësiti i hetimeve të përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit, për çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin apo arrestimin e personit, që shihet në videon e publikuar, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në mënyrat e mëposhtme:

E-mail: [email protected]

Aplikacioni android: Lajmëro policinë

Numri i urgjencës: 192

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit