“Në mënyrë të paligjshme, me urdhër të oligarkëve, IKMT po shkatërron bizneset në Vlorë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.10.2025, 13:34

Ardian Nezha denoncon ashpër prishjet e paligjshme që IKMT ka kryer me urdhër të oligarkëve lokalë. Sipas tij, janë prekur mbi 80 biznese në zonat e Llogarasë, Orikum dhe Radhimë, të cilat kanë mbi 30 vite aktivitet dhe kontribuojnë thelbësisht në ekonominë lokale.

Ai thekson se dy biznese janë prishur pa asnjë paralajmërim apo vendim zyrtar, duke krijuar pasiguri dhe frikë mes pronarëve dhe banorëve.

Qytetari i Vlorës denoncon që qeveria po bën pazare me oligarkët për të hequr nga rruga bizneset ekzistuese dhe për të hapur hapësira për ndërtimet e reja të tyre, duke dëmtuar rëndë turizmin dhe jetesën e komunitetit lokal që është e vemjta mënyrë për të jetuar.

Ai kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të ndaluar këto praktika të padrejta dhe për të garantuar drejtësi dhe transparencë në trajtimin e pronarëve dhe banorëve të zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit