“Luajnë me djersën e qytetarëve”/ Farmacitë në Tiranë me çmime të ndryshme për të njëjtin ilaç

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.10.2025, 12:15

Një qytetare nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ një rast shqetësues që lidhet me abuzimin me çmimet e barnave në farmaci të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas saj, për të njëjtin ilaç dhe të njëjtin paketim, është detyruar të paguajë dy çmime të ndryshme në dy farmaci të ndryshme në Tiranë.

Ilaçi, i blerë në fillim në zonën e “5 Majit” ka kushtuar 6,746 lekë, ndërsa i njëjti produkt kur është blerë më pas në një farmaci tjetër në zonën e “Ura” ka kushtuar 3,737 lekë. Diferenca shkon në mbi 3,000 lekë për të njëjtin medikament.

Qytetarja thekson se është e papranueshme që farmacitë në Tiranë të “luajnë me djersën e qytetarëve”, ndërsa shpreh zhgënjimin për mungesën e kontrollit institucional dhe tolerancën ndaj abuzimeve të tilla.

Ajo thotë se ky rast hedh dritë mbi mungesën e kontrollit të tregut farmaceutik dhe nevojën për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, si Ministria e Shëndetësisë dhe Autoriteti i Konkurrencës.

Duhet thënë se në mungesë të një monitorimi real të çmimeve, qytetarët po përballen me çmime të paarsyeshme për produkte jetike, siç janë ilaçet.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje JOQ. Keto jan farmacite e Tiranes që lozin me djersen e qytetareve , cfare te presim me nga ky vend. Njerin paketim e kam blere te 5 Maji me cmim 6746 leke. Kurse tjetrin tek rruga Ura me cmimin 3737 leke. Duken cmimet ne ilace. Ne farmaci te ndryshme i kam blere"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit