Denoncim për situatën e mbeturinave në Spitallë, Durrës: Pa ndërhyrje nga Bashkia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.10.2025, 11:47

Banorët e zonës së Spitallës pranë zdruktharisë kanë bërë apel urgjent për ndërhyrje në lidhje me grumbullimin e mbeturinave në afërsi të një kopshti për fëmijë dhe bizneseve e pallateve të sapo ndërtuara.

Sipas tyre, prej disa kohësh plehrat janë lënë të grumbulluara pa u pastruar, duke krijuar një rrezik të madh për shëndetin e fëmijëve dhe komunitetit lokal.

Megjithë paralajmërimet dhe kërkesat për ndërhyrje, kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako, nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirës, duke lënë banorët pa zgjidhje.

Denoncimi i banorit:

Përshëndetje JOQ! Dua të bëj një denoncim për situatën e mbeturinave në zonën e Spitallës/Durrës pranë zdruktharisë, ku ndodhet një kopsht për fëmijë dhe biznese e pallate të sapo ndërtuara. Prej disa kohesh aty janë hedhur shumë plehra dhe nuk është marrë asnjë masë për pastrim. Kjo krijon rrezik për shëndetin e fëmijëve dhe banorëve të zonës. Ju lutem të ndërhyhet sa më shpejt për pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirës. Faleminderit për mirëkuptimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit