Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin, humb jetën 44-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.10.2025, 11:41

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur kur drejtuesi i një automjeti, shtetasi 58-vjeçar me iniciale N. K. dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, A. L., 44 vjeç.

Policia ka nisur veprimet procedurale ndaj drejtuesit të mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit