Për tetë muaj në Kosovë linden mbi 18 mijë fëmijë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2025, 09:33

Nga janari deri në gusht të këtij viti, në vendin tonë kanë lindur 18 mijë e 430 fëmijë . Prej tyre 9 mijë e 565 meshuj dhe 8 mijë e 865 femra .

Ndërkaq sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 516 lindje.

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 284 lindje janë meshkuj dhe 1 232 lindje janë femra.

Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025, pasi që gjatë muajit korrik janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 664.

“Në muajin gusht 2025 janë regjistruar 2 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 284 lindje janë meshkuj dhe 1 232 lindje janë femra. Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025”, thuhet në raportin e ASK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit