Pensionet në Shqipëri shumë poshtë mesatares së BE-së, hendeku po thellohet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.10.2025, 08:29

Pensioni mesatar në Shqipëri përbënte vetëm 8% të mesatares europiane në vitin 2022. Në vitin 2010 ky raport ishte 7.5%, ndërsa kulmin e ka arritur në vitin 2018 me 9.3% të mesatares së BE-së. Pas këtij viti, niveli ra ndjeshëm, duke zbritur në 7.7% gjatë 2019–2020, për t’u rritur sërish lehtë në 2022.

Ekspertët lidhin këtë rënie me të ardhurat e ulëta të sistemit të sigurimeve shoqërore, shkallën e lartë të informalitetit dhe mungesën e mekanizmave për indeksimin e pensioneve me koston reale të jetesës. Sipas tyre, pa reforma të thella strukturore, hendeku me mesataren e BE-së do të vazhdojë të zgjerohet.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia mbi 60 vjeç përbën 29.2% të totalit në 1 janar 2025, nga 15.4% në vitin 2011. Numri i personave në këtë grupmoshë ka arritur mbi 691 mijë, ose 54% më shumë se në vitin 2011, ndërkohë që popullsia totale është zvogëluar me rreth 15% ndërmjet censeve 2011–2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit